Galatasaray nesër do të takohet në kuadër të xhiros së 11’të në Superligën e Turqisë me Alanyaspor me fillim nga ora 19:00, transmeton Gazeta Metro.
Siç raportojnë mediumet turke, konkretisht Sabah anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica do të luajë nga minuta e parë.
26-vjeçari arriti të shënoi dy gola të mërkurën në ndeshjen e Kupës kundër Kastamonuspor, skuadër kjo e cila militon në ligën e tretë të Turqisë.
Okan Buruk; kupa maçında çok beğendiği Berkan Kutlu, Oliveira, Kerem, Rashica ve Gomis’i Alanyaspor karşısında 11’de oynatmayı planlıyor.
(Sabah) pic.twitter.com/TL2Db7AELV
— ultrAslangoals (@ultraslangoals) October 21, 2022
Ky ballafaqim ishte gjithashtu ndeshja e parë kur Rashica luajti nga minuta e parë që nga transferimi i tij këtë verë.
Në anën tjetër, ish-anësori i Norwich City ka lënë gjurmë edhe në elitën e futbollit turk, ku në ndeshjen përballë Kayserispor pasi u inkuadrua në pjesën e dytë dhuroi një asistim. /gazetametro.net