Loading…

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, caktohet seanca për ‘gylenistët’

  • 03/04/2018 | 16:18

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, caktohet seanca për ‘gylenistët’

Kryesia e e Kuvendit të Kosovës do të mbaj nesër mbledhjen e saj të radhës, ku do të vendoset për kërkesën e 40 deputetëve të Kuvendit për të mbajtur debat parlamentar, bëjnë të ditur burimet e Gazetës Metro.


Nesër me fillim nga ora 10, do të mblidhet kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Mbledhja do të mbahet për t’iu adresuar kërkesës së 40 deputetëve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme me këtë rend dite: Debat parlamentar lidhur me rastin e deportimit të gjashtë (6) shtetaseve të Republikës së Turqisë.

Ndërkohë, Grupi Parlamentar i LDK’së në bashkëpunim me GP të VV’së dhe GDP’në kanë dërguar sot kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Për, siç thuhet “shkeljen e Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës lidhur me deportimin e shtetasve turq”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë