Në mëngjesin e ditës së nesërme pritet të ketë të reshura bore, në vise të ulëta, të cilat do të jenë të përziera me shi, shkruan Gazeta Metro.
Sipas Prishtina Weather (PW), nesër moti në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, ftohët dhe me erë.
Nga mëngjesi priten të reshura bore edhe në vise të ulëta, nga Dukagjini të përziera edhe me shi. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.
Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 5C, e në vise malore -7C deri -2C.
Era do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 4-10m/s, me hove deri në 14m/s. Indeksi UV: 2. Indeksi i cilësisë në vlera të pranueshme dhe të mira. /gazetametro.net