Loading…

Nesër ndodh eklipsi i plotë diellor

  • 03/12/2021 | 14:15

Nesër ndodh eklipsi i plotë diellor

Eklipsi i vetëm diellor për këtë vit do të ndodhë nesër (4 Dhjetor) dhe mund të jetë i dallueshëm për të gjithë ata që jetojnë në jug të globit.


Ky fenomen qiellor do të jetë i mundur të shihet në Antarktidë dhe ujërat që e rrethojnë, megjithatë disa faza të pjesshme do të mund të vërehen edhe në Australi, Zelandën e Re, Argjentinë dhe Afrikën e Jugut.

Si të gjithë eklipset diellorë, edhe ky do të jetë mjaft i shkurtër. Hija e Hënës është tepër e vogël dhe vetëm në raste të caktuara mundet ta mbulojë tërësisht Diellin, të paktën kur e shohim nga Toka. Maksimumi i kohëzgjatjes do të jetë 1 minutë e 54 sekonda, ndërsa faza e pjesshme rreth një orë.

Pas këtij eklipsi do të na duhet të presim rreth 18 muaj për atë të radhës. Eklipsi tjetër i plotë diellor do të ndodhë më 20 Prill 2023.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë