Në Bruksel nesër do të vazhdojë dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit, raporton Tanjug, duke u thirrur në burime brenda qeverisë së Serbisë, transmeton gazetametro.net.
Delegacioni i Beogradit, do të kryesohet nga rejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric.
Në këto biseda, do të diskutohet për marrëveshjet e arritura deri tani, si ato për Asociacionin e Komunave, gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes.
Bisedimet është planifikuar të zgjasin deri të mërkurën. /gazetametro.net