Loading…

Nesër në ditën e zgjedhjeve, temperaturat pritet të shkojnë në -11 gradë Celsius

  • 13/02/2021 | 14:00

Nesër në ditën e zgjedhjeve, temperaturat pritet të shkojnë në -11 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot i ftohët, ku temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 11 gradë Celsius, shkruan Gazeta Metro.


Sipas IDK-së, të dielën do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë