Loading…

Nesër në orën 11:00 seanca plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

  • 09/07/2020 | 22:10

Nesër në orën 11:00 seanca plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Seanca e ndërprerë gjatë ditës së sotme pritet të fillojë nesër në orën 11:00 ku do të shqyrtohen disa pika të rendi të ditës, shkruan Gazeta Metro.


Kështu u bë e ditur me anë të një njoftimi për media të dërguar nga Kuvendi i Kosovës.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT),

Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,

Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019,

Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e

Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë