Ashtu siç ishte paralajmëruar Serbia do të fus në qarkullim hekurudhor trenin që do të lëvizë nga Beogradi për në veriun e Mitrovicës.
Kjo linjë do të nis nesër në mëngjes. Kështu së paku lajmëron e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Në këtë njoftim thuhet se ky do të jetë qarkullimi i parë hekurudhor në relacionin Beograd – Mitrovicë që nga viti 1999.
B92 njofton se kjo linjë është provuese dhe do të zgjas nga 20 janari deri më 26 shkurt.
Ndërsa pas kësaj periudhe do vendoset nëse ajo vijë do të jetë e rregullt./gazetametro.net