Loading…

Nesër përurohen punimet për rehabilitimin e Fabrikës së ujit në Badoc

  • 08/03/2017 | 14:56

Nesër përurohen punimet për rehabilitimin e Fabrikës së ujit në Badoc

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, ka njoftuar se nesër do të bëhet përurimi i punimeve për rehabilitimin e Fabrikës për përpunimin e ujit të pijshëm në Badoc.

Rehabilitimi i Fabrikës në Badoc është investim i përfshirë në Fazën e II-të  të investimeve, në vlerë prej 17 milionë euro, kombinim 11 milionë euro grant nga Komisioni Evropian dhe 6 milionë euro kredi e butë, si vazhdimësi e fazës së I-rë të investimeve, përfshinë rehabilitimin e rrjetit primar, sekondar dhe terciar të rrjetit të ujit të pijshëm, rehabilitimin e kolektorëve kryesorë dhe sekondar të ujërave të zeza, rehabilitimin e Fabrikës së përpunimit të ujit në Badoc dhe Tubacioni magjistral nga Penda deri te Stacioni i Pompave ne Badoc, si dhe mbrojtja e burimeve të ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit.

“Kjo fazë ka filluar së implementuari në teren më 7 prill 2014 dhe si e tillë po përfundon nesër, për deri sa Faza e III-të e investimeve që përfshinë investimin në Fabrikën e re të  ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë euro, do të përfundojë në pjesën e dytë të muajit mars. Rehabilitimi i Fabrikës për përpunimin e ujit në Badoc do të ketë efekt pozitiv në perforcimin e kapaciteteve për furnizim me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga liqeni i  Badocit”, thuhet në një njoftim të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë