Loading…

Nesër përurohet shtatorja e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

  • 22/07/2021 | 14:32

Nesër përurohet shtatorja e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Nesër ditën e premte në ora 18:00, do të përurohet shtatorja e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, shkruan Gazeta Metro.


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se nesër ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë, do të organizohet ceremonia zyrtare e përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit.

“Ceremonia e përurimit të shtatores organizohet në ditëlindjen e 61-të të Legjendës së futbollit të Kosovës. I pranishëm pritet të jetë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit”, thuhet në njoftim.

Në fund të kësaj ceremonie, FFK’ja në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka organizuar një turne futbolli ku do të marrin pjesë futbollistët veteranë të Llapit, Prishtinës, të Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë