Loading…

Nesër protestë, Molliqaj: Kemi përkrahjen e AAK’së e LDK’së, PDK nuk merr pjesë

  • 28/01/2022 | 12:38

Nesër protestë, Molliqaj: Kemi përkrahjen e AAK’së e LDK’së, PDK nuk merr pjesë

Nën organizimin e PSD-së, nesër në Prishtinë  do të mbahet protestë kundër shtrenjtimit të rrymës.


Në lidhje me këtë protestë ka folur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se protesta do të jetë paqësore por që do të ketë edhe aksione kundër propozimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.

“Ne nesër ftojmë secilin qytetar të Republikës së Kosovës, partitë politike e organizatat qeveritare sepse jemi të bindur se një numër i madh i qytetarëve do ta kthejë mbrapa vendimin e ZRRE-së. Protesta është paqësore por do të kemi edhe aksione simbolike që do ta shprehin revoltën e qytetarëve karshi këtij propozimi të ZRRE-së”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se LDK dhe AAK ia kanë konfirmuar se do ta mbështesin protestën por që nuk e di nëse ato do të marrin pjesë.

Teksa për PDK-në ka thënë se nuk do të marrë pjesë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë