Tomë Gashi, avokati i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje dhe përkrahësi i madh i kryeministrit Albin Kurti, ka bërë një sjellje të turpshme në sheshin e Prishtinës ndaj një lypsari para pak ditësh, shkruan Gazeta Metro.
E për këtë sjellje të turpshme dhe të ulët, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), ka paralajmëruar protestë për ditën e nesërme (e mërkurë).
Protesta do të mbahet nesër, me fillim prej orës 12:00, ku protestuesit do të mblidhen para zyrës së avokatit Gashi, tek rruga ‘Rexhep Luci’, në kryeqytet.
“Nesër me datë 19.02.2020 (e mërkurë) në ora 12:00 ftojmë të gjithë aktivistët dhe qytetarët e Kosovës që të mblidhen para zyrës së Avokatit Tomë Gashi ( Rr.Rexhep Luci, afër Kino ABC) për të protestuar sjelljen abuzive dhe shkeljen e të drejtës themelore për dinjitet”, njofton YIHR në Facebook.//gazetametro.net