Loading…

Nesër protestë për Astrit Deharin

  • 11/11/2016 | 12:31

Nesër protestë për Astrit Deharin

Publikimi i pamjeve të qelisë së burgut të Prizrenit, aty ku ndërroj jetë Astri Dehari, ka shtyrë një grup të qytetarëve që të bëjnë thirrje për një protestë.

Protesta organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 12:00.

Organizatorët e kësaj protestë të emëruar si ‘ndërgjegjia qytetare’ do të kërkojnë drejtësi për Astritin, pasi që nuk u besojnë më policisë, prokurorisë dhe mediumeve që sipas tyre janë të udhëhequra nga qeveria, transmeton gazetametro.net.

“Pas publikimit të videos skandaloze/jo etike të vdekjes së Astrit Deharit (qytetar i Republikës së Kosovës) nga Klan Kosova, shpjegohet qartë se: Policia e Kosovës është e Qeverisë; Prokuroria e Kosovës është e Qeverisë; Mediumet e Kosovës janë të Qeverisë dhe plot të tjera… Qeveria e kujt është?!”, thuhet në eventin e krijuar në Facebook./gazetametro.net

https://www.facebook.com/events/120042825142681/ 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë