Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seanca e dytë në rastin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, saktësisht kundër aktivistëve të kësaj lëvizje, Frashër Krasniqi, Ardhte Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.
Seanca do të mbahet prej orës 13.00h në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur Gashi, përcjell gazetametro.net
Në këtë seance Gjykata do të duhet të vendos lidhur me kërkesën e avokatëve për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale.
Ai tutje ka përsëritur se sipas tij ngritja e kësaj aktakuzës në dhjetor të vitit 2016 është bërë për qëllime politike, për të mbuluar vrasjen e aktvistit të Lëvizjes Vetëvendosje  Astrit Dehari kundër të cilit nuk është gjetur asnjë dëshmi për involvimin e tij në rastin për të cilin është arrestuar, është paraburgosur për 78 ditë pa u marrur asnjëherë në pyetje nga Prokuroria. /gazetametro.net