Loading…
Nesër vendoset për masën e arrestit ndaj zyrtarit të Ministrisë së Diasporës që i dha 3 mijë euro ryshfet
  • 08/11/2018 | 16:29

Nesër vendoset për masën e arrestit ndaj zyrtarit të Ministrisë së Diasporës që i dha 3 mijë euro ryshfet

Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se nesër do të vendosë për masën e arrestit ndaj zyrtarit të Ministrisë së Diasporës (P.M) dhe gardianit të Shkëmbimit korrektues (S.V), të cilët dyshohet se në bashkëpunim, kanë shkëmbyer shumën e parave prej 3.000 eurosh,  me qëllim që t’i mundësohet posedimi i telefonit një të paraburgosuri të nacionalitetit serb, i cili gjendet në Burgun e Sigurisë së Lartë.


Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Metro, Zyra për Informim e Gjykatës Themelorë në Prishtinë.

‘Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me caktimin e seancës për masë të sigurisë për dy të arrestuarit S.V dhe P.M.

‘Seanca dëgjimore për caktim të masës së sigurisë është caktuar të mbahet nesër paradite’, kanë thënë nga kjo Zyrë për Metron.

Të arrestuarit dyshohen për 3 vepra: ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënie e ryshfetit’ si dhe ‘përvetësim në detyrë’.

Siç njoftoi Policia gjatë ditës, dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazetametro.net

Arrestohet zyrtari i Ministrisë së Diasporës, ia dha 3 mijë euro një roje të burgut

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë