Loading…

Netanyahu cinik pas bombardimeve në Siri: Ndoshta ishte Belgjika që sulmoi

  • 14/02/2020 | 13:00

Netanyahu cinik pas bombardimeve në Siri: Ndoshta ishte Belgjika që sulmoi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se nuk di asgjë për sulmet e supozuara të Izraelit që kishin cak depo armatimi në rrethinën e Damaskut në Siri në mbrëmjen e së enjtes. Ky qëndrim i Netanyahu dallon prej atij të mesit të javës kur kishte thënë që Izraeli nuk do të ngurroj të kryej sulme ndaj Iranit në mbrojtje të shtetit të tyre, transmeton Gazeta Metro.


Netanyahu u deklarua se nuk di se çfarë ka ndodhë të enjten mbrëma në Damask për Radio Haifa sot.

“Unë nuk e di se çka ngjarë mbrëmë. Ndoshta ishin forcat ajrore të Belgjikës”.

Ai u pyet për sulmet ajrore e raportuara mbrëmë që ndodhën mbrëmjen e të enjtes në kryeqytetin e Sirisë. Raportohet nga agjencia shtetëror e lajmeve të Sirisë SANA se nga predhat mbetën të vdekur 7 persona, 4 iranianë dhe 3 sirianë.

Agjencia SANA raportoi se kishte bombardime edhe nga majat e Golan përtej kufirit me Izraelin në

Cak i bombardimeve ishin de[po municioni afër kryeqytetit sirian Damask. Po ashtu edhe javën e kaluar ishin raportuar se kishte sulme në rrethinën e Damaskut nga Izraeli, ku mbetën të vrarë 21 paramilitarë pro iranianë./gazetametro.net

Izrael bombardon iranianët në Siri përsëri, 7 të vrarë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë