Loading…

Netanyahu i kërkon Trumpit të rifillojë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve në SHBA

  • 02/11/2026 | 10:51

Netanyahu i kërkon Trumpit të rifillojë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve në SHBA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që lufta kundër Iranit të rifillojë menjëherë pas zgjedhjeve të ndërmjetme në Shtetet e Bashkuara, të cilat mbahen të martën, transmeton Gazeta Metro.


Megjithatë, Trump dëshiron t’u japë më shumë kohë negociatave diplomatike me Teheranin, raporton televizioni izraelit “Channel 12”.

Sipas raportimit, i cili bazohet në një burim izraelit dhe një amerikan të njohur me detajet e bisedës telefonike të së shtunës, dy liderët kanë zhvilluar një diskutim të ashpër lidhur me negociatat aktuale mes SHBA-së dhe Iranit, të ndërmjetësuara nga Katari.

Netanyahu dyshohet se është i shqetësuar që negociatat mund të çojnë në një lehtësim të ndjeshëm të presionit ndaj Iranit, ndërsa Trump i ka kërkuar Izraelit të përmbahet nga çdo ndërhyrje në përpjekjet diplomatike për momentin.

Ndërkohë, ndërmjetësuesit nga Katari kanë zhvilluar për tri ditë radhazi bisedime me zyrtarë iranianë në Doha. Gjatë kësaj periudhe, ata kanë mbajtur kontakte të drejtpërdrejta edhe me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, si dhe me të dërguarit e Trumpit, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Shtëpia e Bardhë dhe Zyra e Kryeministrit izraelit nuk kanë pranuar të komentojnë raportimin.

Raportimet e mëparshme nuk kishin sinjalizuar ndonjë mosmarrëveshje mes Trumpit dhe Netanyahut gjatë bisedës telefonike, e cila u zhvillua në një kohë kur presidenti amerikan po diskutonte publikisht për përgatitjet e mundshme të SHBA-së për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë