Loading…

Netanyahu i lejoi Arabisë Saudite përdorimin e spyware Pegasus si favor Princit Mohammed bin Salman

  • 28/01/2022 | 16:57

Netanyahu i lejoi Arabisë Saudite përdorimin e spyware Pegasus si favor Princit Mohammed bin Salman

Ish kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu kishte shpresuar se do të fitonte “përkushtimin dhe mirënjohjen” e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite me lejimin e përdorimit të softuerit spiunues të NSO, Pegasus, sipas pretendimit The New York Times. Netanyahu e ka quajtur këtë raport fabrikim, transmeton Gazeta Metro.


Arabia Saudite kishte pranuar miratimin nnga Izraeli për të shfrytëzuar spyware Pegasus të NSO Group pas një marrëveshje prej 55 milionë dollarësh të nënshkruar më 2017’n mes asokohe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princit të Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka raportuar të premten revista The New York Times Magazine.

Marrëveshja e nënshkruar para Akordeve të Abrahamit me shtetet tjera të Lindjes së Mesme, ka skaduar dhe ministria izraelite e mbrojtjes raportohet të kishte vendosur të mos e vazhdojë për shkak të shqetësimeve rreth raporteve për abuzime me të drejtat e njeriut nga shtetit arab.

Princi Mohammed kishte autorizuar që aeroplanët izraelitë të fluturojnë në hapësirën ajrore të Arabisë Saudite dhe  nuk kishte dënuar Akordet e Abrahamit , që ishte pjesë e marrëveshjes e të arritur me Netanynahu, sipas New York Times.

NSO paraprakisht kishte themeluar një komitet etik që kishte shtyrë kompaninë të mbyllte sauditëve programin Pegasus pas raporteve të përfshirjes së NSO në vrasjen e Jamal Khashoggi më 2018’n.

Sipas New York Times edhe FBI kishte blerë Pegasus dhe e instaluar këtë spyware në kompjuterë në qershor të 2019’s, por nuk e kishte shfrytëzuar.

Zyra e ish kryeministrit Netanyahu ka reaguar pas raportit të The New York Times në një komunikatë ku shkruhej se “pretendimet janë një fabrikim i tërë. Të gjitha shitjet e sistemeve apo produkteve të ngjashme të kompanive izraelite në shtete tjera kryhen me miratimin dhe mbikëqyrjen e ministrisë së mbrojtjes, siç e parasheh ligji i Izraelit”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë