“Ne po ndryshojmë Lindjen e Mesme; ne po ndryshojmë botën” tha Netanyahu mirëpriti të parin Ambasador të Emirateve të Bashkuara Arabe në Izrael, Muhammad Mahmoud Al Khaja, të martën, një ditë pasi dorëzoi kredencialet tek Presidenti i Izraelit, Ruben Rivlin, transmeton Gazeta Metro.
Të dy diskutuan projektet e përbashkëta rajonale dhe bilaterale për Izraelin dhe Emiratet në shumë fusha, ka njoftuar zyra e kryeministrit izraelit.
Ambasadori pritet të zgjedhë një lokacion për ambasadën dhe rezidencën e tij në ditët në vazhdim. Ai do të kthehet në fund të muajit në detyrë të plotë.
Presidenti i Izraelit, Ruben Rivlin, me rastin e dorëzimit të kredencialeve nga Al Khaja tha se i gjithë kombi i izraelit e mirëpret atë.
“Ne pritëm me durim që marrëdhëniet të rriten hap pas hapi, dhe tani ne kemi privilegjin të shohim këtë ditë në rezidencën presidenciale në Jerusalem, kryeqytetin e Izraelit” tha Rivlin.
Fjalimi i Ambasadorit Khaja ishte ilustrim i aspiratave të përbashkëta të të dy shteteve se një ditë e re e tolerancës dhe bashkëpunimit po agon në Lindjen e Mesme – “sot më shumë se e kurrë” – dhe ai shprehu besimin se Akordi Abrahamit mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin në rajon./gazetametro.net