Loading…

Netanyahu në OKB: Izraeli dhe shtetet Arabe qëndrojnë krah njëri tjetrit kundër armikut të paqes, Iranit

  • 29/09/2020 | 20:59

Netanyahu në OKB: Izraeli dhe shtetet Arabe qëndrojnë krah njëri tjetrit kundër armikut të paqes, Iranit

Në fjalimin e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, porosi pati jo vetëm për libanezët por edhe për palestinezët që kishin veto ndaj paqes në Lindjen e Mesme, të cilën ia hoqën pikërisht shtetet arabe sipas Netanyahu. Izraeli dhe shtetet arabe qëndrojnë bashkë kundër armikut të përbashkët tani tha ai, Iranit. Ai ekspozoi edhe një depo të prodhimit të predhave në Liban, që pretendon se është e organizatës terroriste Hezbollah të mbështetur nga Irani, transmeton Gazeta Metro.


Në fjalimin e tij Netanyahu vlerësoi Presidentin Amerikan Donald Trump për angazhimin e tij për paqen në Lindjen e Mesme.

“Izraeli dhe shtetet anekënd botës Arabe e mirëpresin bashkë paqen që po vjen. Ne qëndrojmë krah njëri tjetrit në përballjen kundër armikut më të madh të paqes në Lindjen e Mesme- Iranin” tha Netanyahu.

“Ne të gjithë e pamë shpërthimin e tmerrshëm në Bejrut muajin e kaluar. Shpërthimi ndodhi këtu, ky është porti i Bejrutit. Dyqind njerëz vdiqën, mijëra njerëz janë plagosur, dhe një çerek milioni njerëz mbetën të pastrehë” tha Netanyahu para se të dilte në temën që dëshironte, ekspozimin e depos sekrete të Hezbollah në Bejrut.

“Ja këtu është vendi ku shpërthimi i radhës mund të ndodhë. Kjo është lagja Janah në Bejrut. Ngkitur me aeroportin e Bejrutit. Dhe këtu, Hezbollah ka fshehur depon e armatimit. Kjo depo sekrete është ngjitur me një kompani gazi. Këta janë bombola gazi në lagje të banueshme në Janah të Bejrutit”.

Netanyahu porosinë e drejtoi drejt banorëve të Janah që ata të protestojnë këtë pasi kjo është një tragjedi në pritje.

“Popullit të Libanit i them Izraeli nuk jua do të keqen, Irani po. Irani dhe Hezbollah ju kanë vendosur qëllimisht ju dhe familjet tuaja në rrezik të madh” tha Netanyahu duke përmendur incidentin e shpërthimit të një depoje armësh javën e kaluar në Ain Qana në Liban, depo kjo e Hezbollah.

Ai bëri thirrje që bashkësia ndërkombëtare të këmbëngul që Hezbollah të ndërpresë shfrytëzimin e Libanit dhe civilëve libanezë si mburoja njerëzore.

Ai përsëriti qëndrimin izraelit rreth Iranit duke kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të bashkohet në kërkesën që Irani të ndërpresë armëve bërthamore njëherë e përgjithmonë.

“Dhe nëse e bëni, kam shumë besim se në vitet e ardhshëm do të kemi mundësi të festojmë lajme tjera të mira nga Lindja e Mesme. Lajme të mira për Izraelin. Lajme të mira për fqinjët tanë Arabë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë