Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson t’i shmanget një përplasje me Presidentin e SHBA’së, Joe Biden, për Iranin. Sipas zyrtarëve izraelit ai do t’i jap një rast dialogut, pa shumë shpresë megjithatë, transmeton Gazeta Metro.
Biden dhe administrata tij Obama 2.0 kanë synim t’i kthehen marrëveshjes së 2015’s për programin bërthamor të Iranit, të cilën e bënë vet dhe që ma pak ceremoni u hodh poshtë nga administrata republikane e Trump për një strategji të ashpër të presionit maksimal politik dhe ekonomik ndaj regjimit fanatik islamik.
Kjo strategji ishte në qendër të vëmendjes pas rezultateve të shumta dhe izolimit të republikës islamike, që u panë me marrëveshjen e normalizimit të Izraelit me shtetet arabe dhe myslimane, në publik kjo, pasi dihej se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite bashkëpunonin me Izraelin prapa skene.
Biden dhe Netayahu janë në një kurs përplasjeje, dhe ende janë të freskëta kriza në marrëdhëniet SHBA – Izrael kur Netanyahu publikisht kishte bërë fushatë kundër përpjekjeve të Barack Obama për të arritur një ujdi – përfshi një fjalim në Kongresin Amerikan.
Një zyrtar i lartë izraelit i mirinformuar me mendimin e Netanyahu e bën të qartë dallimin mes dy rasteve. Obama veproi prapa shpinës së Izraelit për të mbajtur bisedime sekrete me iranianët, tha zyrtari izraelit shkruan Axios, derisa ekipi i Biden ka arritur miratimin duke thënë nga dita e parë se ata kanë synim të këshillohen me Izraelin para se të arrijnë një vendim për Iranin.
Zyrtari i lartë shtoi se marrëdhënia e afërt personale mes Netanyahu dhe Biden për rreth katër dekada do të mund të jetë si një absorbues i tronditjeve për të tejkaluar vështirësitë dhe keqkuptimet.
Dy zyrtarë tjerë izraelit thanë se Netanyahu ishte ngurrues të nxiste konflikt me Biden që nga fillimi për një tjetër arsye: Për dallim nga Obama më 2015, ai ka shumicën në dy dhomat e Kongresit, që do ta bëjë më të vështirë të bëjë presion.
Zyrtari i lartë izraelit e bëri të ditur se Netanyahu dëshiron të filloj me një qasje bashkëpunuese me administratën Biden, megjithatë ai nuk ka qëllim të ndryshoj qëndrim dhe do të mbetet kundër kthimit të SHBA’së në marrëveshjen bërthamore të Iranit.
“Ai nuk dëshiron të përmirësoj atë. Ai mendon se marrëveshja ka të meta themelore dhe se iranianët do të pajtohen për kompromis vetëm nëse presioni vazhdon” tha zyrtari izraelit.
Ka edhe një dallim tjetër në Izraeli në qarqet e larta të mbrojtjes së Izraelit. Në 2015’n, atëherë kryekomandanti i ushtrisë izraelit Gadi Eizinkot nuk ishte kundër marrëveshjes, dhe atëkohë Aviv Kohavi kreu i inteligjencës ushtarake atëherë, mendonte se kishte përparësi strategjike për Izraelin. Tani si komandant i ushtrisë Kohavi është radhitur pas Netanyahut dhe e konsideron të suksesshme qasjen e tanishme dhe marrëveshjen të dëmshme, siç ka thënë dje në një forum ku bëri të qartë se Izraeli është i përgatitur për konflikt po ashtu.
Vullneti i Netanyahu për të bashkëpunuar me Biden dhe t’i shmanget konfrontimit mund të ndryshoj shpejt nëse mendon se është jo efektive – apo nëse mendon se konfrontimi me të do t’i ndihmonte atij në zgjedhjet e 23 marsit në Izrael./gazetametro.net