Loading…

Netanyahu u betua se do të aneksoj pjesë të Bregut Perëndimor

  • 10/09/2019 | 21:27

Netanyahu u betua se do të aneksoj pjesë të Bregut Perëndimor

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të aneksojë një pjesë të okupuar të Bregut Perëndimor, në kufi me Jordaninë, nëse ai rizgjidhet kryeministër këtë muaj përsëri, tha se ka njoftuar edhe SHBA’të rreth synimit të tij, transmeton Gazeta Metro.


Netanyahu tha se ai do të zbatonte “sovranitetin e Izraelit mbi Luginën e Jordanit dhe në veriun e Detin të Vdekur “.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967, por nuk e kishte bërë aneksimin.

Netanyahu, i cili udhëheq partinë e krahut të djathtë Likud, po bën fushatë përpara zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen të martën e ardhshme.

Sondazhet sugjerojnë se Likud është në nivele të përafërta me partinë opozitare Kaltër dhe Bardhë, dhe mund të ketë vështirësi për të formuar një koalicion qeverisës.

Palestinezët e pretendojnë gjithë Bregun Perëndimor, si pjesë e një shteti të ardhshëm të pavarur.

Netanyahu ka këmbëngulur më parë që Izraeli gjithmonë do të mbante një prani në këtë rajon për qëllime të sigurisë.

Në një reagim të menjëhershëm, Liga Arabe tha se plani i Netanyahut, për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor është shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Netanyahu theksoi se plani i tij do të zbatohet pas aprovimit nga populli izraelit në zgjedhje këtë muaj por nuk harroi të theksoj se nuk do të bëj këtë pa aprovimin e administratës amerikane të cilët kishin kërkuar që Izraeli të përmbahet deri në shpalosjen e detajeve të planit të paqes për lindjen e mesme të administratës amerikane.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se nuk ka ndryshime të qëndrimeve të SHBA’ve ndaj lindjes së mesme dhe e bënë të qartë se ishin njoftuar paraprakisht nga shteti izraelit rreth deklaratës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë