Loading…

Netfilx me përditësime të reja: Tani mund të shihni listën e ‘Top 10’ të filmave më të shikuar

  • 25/11/2021 | 14:00

Netfilx me përditësime të reja: Tani mund të shihni listën e ‘Top 10’ të filmave më të shikuar

Për dy javë rresht, filmi më i ndjekur në Netfilx është “Red Notice” me Dwyne Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, transmeton Gazeta Metro.


Prej vitesh është spekuluar se pse Netflix nuk ofron asnjë shikueshmëri të përmbajtjes së tyre, përveç njoftimit të rrallë se një film ka dalë mjaft mirë.

Kompania tani më në fund ka filluar të ndryshojë këtë praktikë, kështu që lista “Top 10” e filmave dhe serialeve më të shikuar është e disponueshme në faqen e tyre, dhe e njëjta gjë vlen veçanërisht për filmat dhe serialet që nuk janë në anglisht.

Listat mund të gjenden edhe në faqe për shtet, por fatkeqësisht vendi ynë nuk është përfshirë në listë.

Filmi më i shikuar i shërbimit për momentin është “Red Notice”, i cili u publikua së fundmi me Dwayne Johnson, Ryan Reynolds dhe Gal Gadot. Këtë vend në listën e filmave që nuk janë në gjuhën angleze e mban “Just Shot of Perfect, i cili është një film brazilian.

Listimet janë bërë sipas orëve të shikimit të filmave, dhe “Red Notice”, që mban vendin e parë për javën e dytë, përdoruesit kanë parë pothuajse 130 milionë orë, vetëm gjatë javës së kaluar.

Netflix ka lëshuar gjithashtu një listë të “Top 10” të filmave më të shikuar jashtë listave javore, bazuar në sa orë të filmit janë parë në 28 ditët e para të publikimit.

Në krye të kësaj liste është “Bird Box”, i dyti është “Red Notice” dhe i treti është gjithashtu filmi i mrekullueshëm “Extraction”.

Listën mund ta shfletoni vetë në këtë LINK./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë