Loading…

Netflix, kërcënim për kinematë

  • 26/02/2019 | 19:15

Netflix, kërcënim për kinematë

Vendi ideal për të pare një film gjithmonë ka qenë një kinema, mirëpo viteve të fundit platforma “Netflix” është kthyer në në një kërcënim për kinemanë, trasnmeton Gazeta Metro.


Kjo platformë e cila ka filma, seriale nga më të fundit është duke konkurruar bindshëm me kinematë.

Në vitin 2018 ”Netflix” ka thyer rekordet e abonimeve dhe të klientëve të rinj, duke arritur shifrën e 139 milionë në mbarë botën, shifër kjo 3 herë më tepër se 5 vite më parë. Gjithashtu ja vlen të përmendet që në një familje nuk sheh vetëm një person kështu që numri është edhe më i lartë.

Platforma“Netflix” ka arritur rreth 40% e përdoruesve në SHBA, si dhe ka kryer investime për të patur kontentin e saj origjinal, duke shpenzuar deri në 13 bilion dollarë në seriale  si “Narcos” etj.

Mirëpo, kjo platform ka marrë edhe kritika, pasi një pjesë të vogël të filmave i jep në kinema për një kohë të shkurtër për t’i transmetuar më pas në adresën e tyre.

Viti 2017 ishte një vit i vështirë për ata që realizojnë filma. Por kudo në botë kinematë kanë arritur që në 2018  të fitojnë 41.5 bilion dollarë, 2.6% më shumë se në 2017. Duket se kinematë, por edhe teatrot janë në një ‘luftë’ për  audiencë.

Megjithatë është ende herët për të thënë se “Netflix”, por edhe platforma të tjera janë duke shënuar fundin e kinemasë pasi edhe ato kanë problemet e tyre në treg duke patur parasysh rritjen e çmimit të abonimit në vende të ndryshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë