Netflix premton se do të përpiqet që adhuruesit e filmit t’i argëtojë këtë vit, transmeton Gazeta Metro.
Platforma e transmetimit njoftoi dje se ka në plan të nxjerrë një film të ri çdo javë për 12 muajt e ardhshëm.
Lista e filmave përfshin filmin “The Harder They Fall” me protagonistë Regina King, Idris Elba dhe Jonathan Mayors, ndërsa Lynn Manuel Miranda dhe Halle Berry do të debutojnë me “Tick, Tick … Boom!” dhe “Bruised”.
Këta janë vetëm disa nga artistët, ndërsa edhe Jennifer Laërence, Leonardo DiCaprio, Meryl Streep, Gal Gadot, Dëayne Johnson dhe Ryan Reynolds, do të jenë si protagonist në filmat e ardhshëm, raporton “CNN”, transmeton Gazeta Metro.
Lajmi vjen në një kohë kur kinematë në të gjithë botën janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe shumë filma janë zhvendosur për të parë shërbimet e transmetimit./gazetametro.net