Fitimi i gjithëmbarshëm i bankave të Kosovës ka rënë 12 për qind në vjet, në 65 milionë euro në dhjetë muajt e parë të vitit 2016, sipas Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas shënimeve të publikuara në web faqen e Bankës Qendrore të Kosovës, portfolio i kredive në sektorin bankar është rritur për 9.5 për qind në vjet, në 2.2 miliardë euro.
Kreditë e korporatave janë rritur për 6.8 për qind në 1.41 miliardë euro, derisa kreditë e ekonomive familjare janë rritur për 15.2 për qind në shumën prej 78.6 milion euro. Kreditë në valutën jo euro kapin shumën prej 4.3 milionë euro.
Kreditë e këqija kanë rënë për 5 për qind në krahsim me 6.8 për qind të vitit të kaluar.
Depozitat në bankay e Kosovës janë rritur për 5.3 për qind ose 2.8 miliardë euro. Depozitat e ekonomive familjare janë rritur për 6.1 për qind dhe kanë arritur shumën prej 2.04 miliardë, derisa depozitat e korporatave janë rritur për 4.9 për qind në 589.3 milionë euro.
Gjithsej asetet e sistemit bankar u rritën për 5.3 për qind në vit, duke mbërritur shumën prej 3.5 miliardë euro deri në fund të tetorit.
Kthimi mesatar në asete (ROAA), indikatori kyç i profitabilitetit në sektor, ka rënë në 2.3 për qind deri në fund të tetorit, nga 2.8 për qind në vitin e kaluar. Kthimi mesatar në kapital (ROAE), një indikator tjetër i profibilitetit, gjithashtu është përkeqësuar duke rënë në 19.2 për qind në tetor nga 25.7 për qind në tetor të vitit të kaluar.
Në periudhën janar-shtator, profiti i gjithëmbarshëm i bankave në Kosovë ka rënë 11.5 për qind ose në 61.3 milion euro.
Shënimet janë krahasur me rezultatet financiare të 10 bankave të cilat operojnë në Kosovë. Më të mëdha sa i përket aseteve nëmes tyre janë Banka Kombëtare Tregtare, Banka Raiffeisen dhe ProCredit banka./gazetametro.net