Loading…

Neudeck: Shqiptarët po mundohen t’i paraqesin si kriminelë, Kosova nuk e meriton këtë epitet

  • 03/07/2020 | 11:00

Neudeck: Shqiptarët po mundohen t’i paraqesin si kriminelë, Kosova nuk e meriton këtë epitet

Njëri ndër miqtë më të mëdhenj të popullit të Kosovës, Rupert Neudeck, i cili vdiq para disa vjetëve, pas publikimit të raportit të Dick Martyt kishte reaguar ndaj raportit të tij.

Në një intervistë për mediat në Kosovë, Neudeck kishte thënë se pas publikimit të raportit të Dick Martyt, të gjithë duhet të tregojnë historinë tjetër të Kosovës.

“Raporti i Dick Martyt dëshiron që neve që jetojmë në Evropë të na japë një pamje që të gjithë shqiptarët janë kriminelë”, kishte thënë Neudeck.

Ai kishte thënë se është shumë pikëlluese që Kosova dhe populli i saj marrin epitete që nuk i meritojnë, meqë është populli më solidar që ai ka njohur.

“Por, ky raport na jep neve një pamje të gabuar për Kosovën që shqiptarët i paraqet si kontrabandues të organeve dhe si kriminelë. Dhe për këtë jam shumë i pikëlluar, sepse Kosova nuk e ka merituar këtë epitet”, kishte thënë Neudeck.

Rupert Neudeck për shumë vjet kishte udhëhequr organizatën gjermane “Cap Anamur”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë