Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka arritur në Prishtinë për një vizitë gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin e bëri të ditur ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, e cila ka shfrytëzuar rastin për të përsëritur rëndësinë e funksionalizimit të plotë të institucioneve vendore.
“Mundësia e zgjerimit të BE-së është reale. Kosova ka nevojë për institucione plotësisht funksionale sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Palatova në rrjetin social X./gazetametro.net
Honoured to welcome @eucopresident to Pristina today ahead of his mtgs with Kosovo’s institutional and political reps & the EU-Western Balkans Summit later this week.
Opportunity of EU enlargement is real. Kosovo needs fully functional institutions ASAP.#GrowthPlan #EUbyYourSide pic.twitter.com/kvk9Mhz6wD— Eva Palatová (@EUActingHeadKS) June 3, 2026