Loading…

‘New York Time’ zgjedh restorantin shqiptar ‘Çka ka qellu’ ndër me të mirët e këtij viti

  • 11/12/2019 | 17:56

‘New York Time’ zgjedh restorantin shqiptar ‘Çka ka qellu’ ndër me të mirët e këtij viti

Gazeta prestigjioze amerikane ‘New York Time’ ka zgjedhur top 10 restorantet me shërbime me të mira të reja të vitit 2019, e në mesin e tyre është është edhe një restorant shqiptarë, transmeton Gazeta Metro.


Në mesin e 10 restoranteve të reja në New York, është renditur edhe restoranti i shqiptarëve, i cili quhet ‘Çka ka qellu’.

Nëse gjendeni në ‘New York’ dhe dëshironi të shijoni diçka tradicionale shqiptare, apo kafe turke, atëherë ju mund të shkoni në ‘Çka ka qellu’.

Restorantet janë zgjedhur në bazë të sallatave të reja, ushqimeve, menyve të pastave, vendeve të shijimit, etj.

Kur të gjitha fillojnë të duken njësoj, një natë në ‘Çka ka qellu’ do ishte e mirë,  restoranti gjendet afër ‘Avenue Arthur’ në Bronx shkruan gazeta ‘New York Time’.

 

Kur futeni brenda e gjeni vetën në një tavernë të vjetër, që ju duket sikur jeni në një fshat në Shqipëri ose Kosovë. Pronaret e restorantit vijnë nga të dy anët e kufirit, Kosovë dhe Shqipëri, shkruan tutje gazeta amerikane.

Në muret e restorantit gjendet mjetet të fermerëve, instrumente muzikore, mullinj kafeje dhe rroba antike. Erë buke  që pjekët në furrë nga dera e përparme.  Në këtë restorant mund të gjeni speca turshi të shoqëruar me mish viçi të zhytur në kosë.

Ëmbëlsirat gatuhen aty, janë të freskta, si me të veçantat janë sheqerpare. Kafeja derdhet nga enët e bakrit që vlohet, e bëhet fjalë për kafe turke por, për aq kohë sa qëndroni në ‘Çka ka qellu’,  të gjithë këtë do ta quani shqiptare./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë