Loading…

New York Times publikon dëshmi të reja për krimet ruse në Bucha, publikon pamje të ekzekutimit të robërve ukrainas

  • 20/05/2022 | 09:06

New York Times publikon dëshmi të reja për krimet ruse në Bucha, publikon pamje të ekzekutimit të robërve ukrainas

Në profilin në Twitter, New York Times ka publikuar sot pamje të reja të krimeve të kryera nga forcat ruse në Ukrainë.


Sipas mediumit, ato supozohet se janë kryer në Bucha, ku Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka filluar hetimet rreth pretendimeve se janë kryer krime kundër njerëzimit.

NYT theksoi se ushtarët rus kanë ekzekutuar tetë robër ukrainas më 4 mars në afërsi të Kievit.

Moska ka mohuar vazhdimisht raportet për keqbërje gjatë okupimit të qytetit.

Ministritë e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Rusisë nuk kanë reaguar ndaj pretendimeve të New York Times.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe mbrëmë me vrasje dhe shkatërrime në rajone të ndryshme të Ukrainës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë