Loading…

New York Times: Zbulim i madh i arkeologëve amerikan në Detin Jon

  • 14/07/2019 | 15:04

New York Times: Zbulim i madh i arkeologëve amerikan në Detin Jon

Arkeologët amerikanë me anjien kërkimore ‘Hercules’ kanë bërë një zbulim të vlefshëm duke gjetur 22 amfora nën ujin e Detit Jon, që do të ndikojnë në zbulime të reja shkencore, transmeton Gazeta Metro.


Në detin Jon, në afërsi të brigjeve shqiptare, janë gjetur amfora antike, të paktën 2500-vjeçare që mund të dëshmojnë për mbetjet e një anijeje të lashtë, sipas një projekt i përbashkët shqiptaro-amerikan të arkeologjisë nënujore, shkruan prestigjiozja amerikane ‘New York Times’ (NYT).

Amfora është ambalzhë e vjetër nga dheu (argjila) që është përdorur për transport detar dhe valutë tregtare, trasnmeton Gazeta Metro.

Sipas ekspertëve të anijes kërkimore “Hercules” e “Fondacionit Detar RPM” janë gjetur 22 amfora, një vazo me dy mbajtëse me një qafë të ngushtë që përdoret për verë ose vaj, në një thellësi prej 40-60 metrash të shpërndara rreth shtratit të detit pranë një bregu shkëmbor në afërsi të gadishullit të Karaburunit.

Arkeologu Mateusz Polakowski tha se ata besojnë se amforat e llojit korintas datojnë në mes të shekullit VII dhe shekullit V para Krishtit.

“Nëse mund të gjenden mbetjet e një anije, kjo do të mundësonte të zbulohej anija më e hershme që ka lundruar përgjatë bregdetit shqiptar”, tha Polakowski.

Kryetari i RPM-së, James Goold, e konsideroi këtë zonë si “një nga më të rëndësishmet e të gjitha zbulimeve tona… do të jetë shumë e rëndësishme nga një perspektivë historike dhe arkeologjike nëse vërtetohet”.

Megjithatë janë të nevojshme kërkime të mëtejshme në zone.

Arkeologu shqiptar Neritan Ceka u shpreh se “amfora të ngjashme me origjinë korinthase dhe kerkirase janë gjetur në Durrës dhe Apoloni dhe në zona të tjera në brendësi të Shqipërisë, gjë që tregon për tregtinë intensive gjatë gjysmës së dytë të shekullit VII para Krishtit, përgjatë bregdetit shqiptar”.

Që prej viti 2004, RPM-ja ka analizuar shtratin e detit në Shqipëri për anije të vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore.

“Kjo sigurisht do të ishte një pikënisje e mrekullueshme për një program kombëtar rreth të cilit të krijohej një muze dhe do të tregonte rolin kryesor të Shqipërisë në antikitet”, tha Goold.

Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, me fonde të pakta për ruajtjen e saj nga qeveria e një prej vendeve më të varfra të Evropës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë