Loading…

Newcastle e fiton derbin ndaj Man Utd

  • 02/12/2023 | 23:02

Newcastle e fiton derbin ndaj Man Utd

Newcastle United ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Manchester Unitedit.


Newcastle fitoi minimalisht 1:0 ndaj “Djajve të Kuq”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Premierligë.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa ajo e dytë vetëm një të hershëm, shkruan Gazeta Express.

Anthony Gordon realizoi në minutën e 56-të pas asistimit të Kieran Trippier, që në fund doli të ishte goli i fitores.

Pas kësaj fitoreje, Newcastle shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e pestë në tabelë.

Kurse, Manchester United bie në pozitën e shtatë me dy pikë më pak.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë