Loading…

Newcastle United targeton tre lojtar në Serie A

  • 17/11/2021 | 23:53

Newcastle United targeton tre lojtar në Serie A

Newcastle United do të tentojë gjatë afatin kalimtar të janarit që të përforcohet në Serie A, sipas The Times, do të shikoj për dyshen e Interit, Marcelo Brozovi dhe Stefan de Vrij, plus portierin e Lazios, Thomas Strakosha


Klubi i Premierligës është duke luftuar për rënien nga kategoria, por pas marrjes së 305 milionë euro nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite muajin e kaluar, ata tani janë gati të shpenzojnë shumë në tregun e transferimeve.

Sipas gazetës Times of London, tre nga objektivat e tyre kryesore janë në Serie A.

Këtu përfshihen dyshen e Interit, mesfushorin Brozoviq dhe qendërmbrojtësin De Vrij.

Megjithatë, Brozoviq mund të jetë i disponueshëm pasi kontrata e tij pritet të skadojë në fund të sezonit aktual, teksa De Vrij do të jetë shumë më e vështirë, pasi ai do të largohej nga Interi vetëm për ndonjë skuadër më të madhe.

Objektivi i tretë është portieri i Lazios, Strakosha, i cili aktualisht është zgjedhja e dytë pas Pepe Reina.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë