Loading…

Nexhmedin Spahiu e quan analfabet Isa Boletinin

  • 28/11/2021 | 10:24

Nexhmedin Spahiu e quan analfabet Isa Boletinin

Analisti nga Mitrovica e ka quajtur sërish analfabet heroin kombëtar Isa Boletinin.


Përmes një postimi ai ka shkruar se në Kuvendin e Vlorës të vitit 1912, nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku i Novi Pazarit kishin marrë pjesë 19 delegatë të cilët ishin intelektualë, ndërsa vetëm Isa Boletini analfabet.

Profesori Spahiu ka shkruar se në filmin për 28 Nëntorin ishte pjesë e propagandës së Enver Hoxhës, ku gjitha këto vise ishin përfaqësuar me Isa Boletinin, me qëllim që kosovarët të paraqiteshin si analfabetë.

Postimi plotë:

Delegatët nga Kosova, Sanxhaku i Novi Pazarit e Maqedonia në Kuvendin e Vlorës më 1912:

Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Dervish Beg Mitrovica, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli, Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë