Loading…

Neymar-Tuchel, është luftë e hapur: Braziliani po largohet nga PSG

  • 23/05/2019 | 20:50

Neymar-Tuchel, është luftë e hapur: Braziliani po largohet nga PSG

Ajo e zhvilluar sot nga skuadra e Paris Saint-Germain ishte stërvitja e fundit e këtij sezoni. Me ndeshjen e të premtes ndaj Reims, kampionët e Francës do të mbyllin sezonin, që gjithsesi do të finalizohet me një çështje të re.


Referuar raportimeve të publikuara nga “Le Parisien”, në seancën stërvitore nuk ka marër pjesë Neymar, me sulmuesin që mësohet të jetë nisur për në Brazil në vigjilje të turneut të Kupës së Amerikës që është në program të zhvillohet nga data 14 qershor deri më 7 korrik.

Asgjë e jashtëzakonshme, nëse nuk do të ishte për faktin që braziliani është nisur pa lejen dhe autorizimin e trajnerit të PSG, Thomas Tuchel. “Leje për Neymar? Jo, të paktën nga ana ime. Nuk më përket mua vendimi për ta lënë të largohet, ose jo”, deklaroi i bezdisur trajneri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë