Loading…
Neymar zgjedh Barcelonën: PSG kërkon një shumë rekorde për shitjen e tij
  • 13/08/2019 | 18:52

Neymar zgjedh Barcelonën: PSG kërkon një shumë rekorde për shitjen e tij

Edhe pse po e pranojnë shitjen e tij, Paris Saint-Germain janë duke kërkuar një shifër të lartë për Neymarin, transmeton Gazeta Metro.


Barcelona dhe Real Madrid janë të interesuar për nënshkrimin e brazilianit, megjithëse Neymar besohet se preferon një rikthim në ‘Camp Nou’, shkruan ‘Marca’.

Për shitjen e tij PSG kërkon 250 milionë euro, shumë tejet e lartë për Barcelonë duke patur parasysh se kanë harxhuar 120 milionë euro për transferimin e Antoine Griezmann. Katalunasit po bëjnë përpjekje që në marrëveshje të përfshijnë edhe lojtarët si Samuel Umtiti, Ivan Rakitc, Ousmane Dembele, Nelson Semedo ose Philipp Coutinho, por vetëm ky i fundit raportohet se pëlqehet nga parisienët.

Nëse Barcelona arrin të transferojë Neymarin, jo të gjitha problemet do të zgjidheshin. Rikthimi i braziliani do të thoshte që Dembele, Suarez ose Griezmann të mbesin në bankën rezervë.

Siç qëndrojnë punët tani, Barcelona raportohet se do të ofrojë Coutinhon dhe një shumë të majme parash për Neymarin.

Shuma prej 250 milionë eurove do të thoshte një tjetër rekord për Neymarin. Braziliani mbanë ende rekordin e transferimit nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë