Loading…

Nga 1 gushti 118 kosovarë kanë vdekur nga COVID-19

  • 12/08/2020 | 08:19

Nga 1 gushti 118 kosovarë kanë vdekur nga COVID-19

Nga data 1 gusht në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën 118 kosovarë.


Shifrat ishin alarmante edhe gjatë ditës së djeshme.

Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë regjistruar edhe 13 vdekje dhe 171 raste pozitive.

Nga data 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para në Kosovë, janë shënuar 354 raste të vdekjeve, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 10 mijë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6 mijë e 248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 988.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.988”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së/ KP.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë