Loading…

Nga 1 shtatori nuk do të mund të bleni llamba elektrike në Evropë

  • 24/08/2018 | 20:01

Nga 1 shtatori nuk do të mund të bleni llamba elektrike në Evropë

Pas rreth 60 vitesh ndriçimi të shtëpive dhe rrugëve me llampa halogjene, këto të fundit do të ndalohen me ligj nga 1 shtatori në të gjithë Evropën.


Sasitë rezervë mund të vazhdojnë të shiten dhe dritat e vogla inkandeshente në pajisjet shtëpiake do të përjashtohen, por një përpjekje kontinentale për kalimin tek diodat që emetojnë dritë, LED-s, ka nisur dhe sipas industrisë, aktivistëve dhe ekspertëve, kjo do të zbusë ndjeshëm faturat e energjisë.

Dritat LED konsumojnë pesë herë më pak energji se llampat halogjene dhe nxjerrja nga përdorimi i këtyre të fundit do të parandalonte miliona tonë emetime karboni. Aktualisht, llampat halogjene janë më të lira se dritat LED, por çmimi i këtyre të fundit balancohet nga kursimi i energjisë.

Llampat halogjene jetojnë mesatarisht dy vjet ndërkohë që ato LED kanë një jetëgjatësi prej 15 apo edhe 20 vjetësh. Në një shtëpi mesatare, ka të paktën 10 llampa halogjene dhe secila prej tyre qëndron e ndezur për tre apo katër orë në ditë, së paku.

Aktivistët thonë se pasojat e veprimeve të njeriut në natyrë po ndihen në ndryshimet klimaterike dhe ndalimi i gjërave që kërcënojnë sigurinë publike dhe shpërdorojnë energjinë është gjëja e duhur për t’u bërë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë