Loading…

Nga 19 të infektuarit në Prizren, 12 prej tyre janë policë

  • 22/05/2020 | 21:42

Nga 19 të infektuarit në Prizren, 12 prej tyre janë policë

12 nga 19 rastet e reja me koronavirus në Prizren të premten janë zyrtarë policorë.


Të premten janë testuar rreth 20 zyrtarë policorë në këtë komunë, ndërsa testimet do të vazhdojnë edhe të shtunën. Krejt kjo, pasi një zyrtar i stacionit të Policisë në Prizren kishte dalë pozitiv për COVID-19 ditë më parë, raporton Koha.

Të premten në nivel vendi u regjistruan 21 raste të reja me koronavirus. 19 ishin në Prizren e dy në Suharekë.

Prizreni është komuna e dytë më e prekur me koronavirus në Kosovë, pas Ferizajt. 121 raste me koronavirus janë regjistruar deri tash në Prizren, përderisa Ferizaj prin me 134 raste.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë