Loading…

Nga 33 marrëveshje, vetëm 3 s’po zbatohen

  • 20/11/2016 | 08:52

Nga 33 marrëveshje, vetëm 3 s’po zbatohen

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri thotë për “Zërin” se nuk do të ketë Asociacion të Komunave Serbe derisa Serbia nuk i shpërbën të gjitha strukturat paralele dhe nuk e zbaton Marrëveshjen për Telekomin dhe Energjinë.

Ajo po ashtu thotë se nga 33 marrëveshjet sa janë arritur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, vetëm tri nuk janë zbatuar në praktikë.

Ndërsa marrëveshja e fundit për targa, sipas saj, është shtyrë, pasi autoritetet kosovare nuk e kanë përmbyllur tenderin për letërngjitës.

Tahiri në intervistën dhënë “Zërit” thotë se procesi i bisedimeve me Serbinë nuk do të zgjasë aq sa ka zgjatur dhe në fazën e tretë, siç thotë ajo, do të trajtohet edhe çështja e të pagjeturve.

Ministrja për Dialog është e bindur se epilogu i bisedimeve do të jetë njohja reciproke e dy shteteve.

Ministrja Tahiri ka thënë se Marrëveshja për Targat, është në proces të përgatitjes për zbatim.

“Më rëndësi është që kemi arritur marrëveshje për reciprocitetin e targave të automjeteve mes dy shteteve. Në kohën kur e kemi arritur marrëveshjen në shtator të këtij viti, unë kisha paralajmërime nga përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme të Kosovës se është kohë e shkurtër për procesin e tenderimit për prodhimin e këtyre letërngjitësve. Por, vlerësova që më rëndësi është një herë të arrihet marrëveshja. E kështu sa më shpejt zgjidhim problemin e letërngjitësve, menjëherë fillon zbatimi”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë