Loading…

Nga 8 qershori Britania do të karantinojë të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë

  • 23/05/2020 | 16:11

Nga 8 qershori Britania do të karantinojë të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë

Britania nga data 8 qershor do të fusë në karantinë të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë, një masë për të cilën linjat ajrore kanë paralajmëruar se do të shkatërrojë industrinë e tyre.


Të gjithë ato që do të vijnë nga shtet tjera, përfshirë edhe britanikët që kthehen në vendin e tyre, do t’u kërkohet të izolohen për 14 ditë dhe do duhet të japin një adresë tek autoritetet se ku do të qëndrojnë.

Pronarët e linjave ajrore kanë thënë që masat do të kishin pasoja të mëdha, Michael O’Leary, shefi ekzekutiv i Ryanair, ka thënë se ato do të ishin “të pazbatueshme dhe të padenja” dhe do të injorohen. “Futja e një karantine në këtë fazë nuk ka kuptim,” tha Tim Alderslade, Shefi Ekzekutiv i organit të industrisë Airlines UK. “Do jetë një nga gjërat më të këqija që qeveria do të bëjë nëse qëllimi i tyre është të rifillojë ekonominë.”

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë