Wayne Rooney që është trajner i klubit anglez Derby County që e ka kapluar kriza pasi janë vetëm 9 futbollistë në gatishmëri sipas raporteve ka lënduar mesfushorin Jason Knight kur hyri në stërvitje për të plotësuar numrin, transmeton Gazeta Metro.
Tash legjenda angleze e futbollit e pret më shumë vëmendje pas skandalit ku u fotografua me tre femra 21 vjeçare, ku raportohet se Rooney t’i ketë thënë policisë britanike se ishte komplot për ta shantazhuar atë me ato fotografi.
Sipas raportit të gazetës britanike The Telegraph Rooney kishte kryer një ndërhyrje normale dhe ishte thjeshtë një aksident por situata e çuditshme është mjaft e rëndë pasi Derby County ka vetëm 9 futbollistë regjistruar për gara deri tani dhe mesfushori Jason Knight do të mungoj për 12 javë.
Wayne Rooney ishte fotografuar gjatë fundjavës duke festuar me tre femra që raportohet se ishin 21 vjeç por tani raportohet nga Daily Mail se trajneri ju ka thënë se ishte tentim shantazhi ndaj tij./gazetametro.net