Loading…

Nga 903 premtime, krerët komunal përmbushën vetëm 304 prej tyre

  • 23/02/2020 | 11:13

Nga 903 premtime, krerët komunal përmbushën vetëm 304 prej tyre

Që nga viti 2017, kur janë mbajtur zgjedhjet lokale, krerët e të gjitha komunave të Kosovës, deri në dhjetor të vitit 2019 kanë përmbushur vetëm 304 premtime nga 903 të cilat i kanë dhënë, që i bie se vetëm një e treta e këtyre premtimeve janë realizuar, për gjysmë mandati në krye të komunave, transmeton Gazeta Metro.


Kështu thonë nga Instituti GAP, të cilët kanë publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave”, progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017, ku janë rifreskuar të dhëna që nga fillimi i mandatit deri në muajin dhjetor të vitit 2019, që i bie gjysma e mandatit të kryetarëve aktual të komunave.

Përmes një komunikate për media, ky institut ka bërë të ditur se nga gjithsej 903 premtime të evidentuara deri në muajin dhjetor, komunat kanë përmbushur 304 premtime, 171 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 233 premtime kanë filluar të përmbushen, kurse për 195 të tjera nuk është evidentuar ndonjë nismë komunale në përmbushjen e tyre.

Sipas këtij institute, fushat në të cilat ka përparim në përmbushjen e premtimeve janë infrastruktura, shërbimet publike, bujqësia dhe politikat sociale.

“Kështu, nga të gjitha premtimet e dhëna,në fushën e infrastrukturës janë dhënë 339 premtime ku deri në gjysmën e mandatit në këtë fushë janë përmbushur 129 premtime, në fushën e shërbimeve publike janë dhënë 104 premtime ndërsa janë përmbushur 45 premtime, në fushën e bujqësisë në tërësi janë dhënë 46 premtime prej të cilave 27 janë përmbushur ndërsa në fushën e politikave sociale janë dhënë 31 premtime dhe janë përmbushur gjithsej 22 prej tyre”, bëhet e ditur tutje në komunikatë.

Ndërsa, fushat në të cilat ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë arsimi, zhvillimi ekonomik, shëndetësia dhe kultura.

“Në fushën e arsimit janë dhënë 126 premtime kurse janë përmbushur vetëm 22, në fushën e ekonomisë kemi evidentuar 71 premtime ndërsa rezultojnë të përmbushura vetëm 13, në fushën e shëndetësisë janë dhënë 64 premtime ndërsa janë përmbushur vetëm 12 kurse për kulturë janë dhënë 54 premtime ku janë përmbushur vetëm 9”, thuhet në raportin e Institutit GAP. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë