Në aksidentin e mbrëshëm ku mbetën të lënduar shtatë persona, disa ora më vonë ka rezultuar me fatalitet.
Njëri nga të aksidentuarit ishte një fëmijë i moshës dy vjeçare i cili ndërroi jetë, në orën 22:00 thuhet në njoftimin për media nga Policia e Kosovës.
“Në orën 22:00 të datës 24 nëntor 2016, nga QKU Prishtinë jemi njoftuar se një nga të aksidentuart fëmija i gjinisë (M), i moshës dy vjeçare ka ndërraur jetë”, thuhet në njoftim.
Askidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj ku u lënduan shtatë persona dhe ndihmën e parë e morrën në QKFM në Skenderaj e pastaj u dërguan në QKU.
Ndërsa policia njofton se ndaj të dyshuarit, shkaktarit të aksidentit B.K 32 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor./gazetametro.net