Loading…

‘Nga djalë i pashëm në bashkëshort’, flet gruaja e Kadri Veselit

  • 26/03/2017 | 17:21

‘Nga djalë i pashëm në bashkëshort’,  flet gruaja e Kadri Veselit

Bashkëshortja e liderit të PDK-së Kadri Veseli, Violeta, ka folur për herë të parë për njohjen me bashkëshortin e saj.


Ajo në hapje të Konventës festive të PDK-së ka folur para mijëra aktivistëve e zyrtarëve të PDK-së duke ndarë me publikun momente interesante nga njohja e saj me Kadri Veselin.

“Një ditë, 16 vjet më parë, kur isha studente, takova një djalë të pashëm nga Mitrovica, me emrin Kadri Veseli. Po ta dija se ky rrugëtim do të përfshinte një fjalim para mijëra njerëzve, atëherë mund të mos kisha dalë me të për një takim të dytë. Nga ana tjetër, mund të isha martuar me të edhe më herët, po ta dija se një ditë ai do të bëhet aktor – siç u bë tani në serialin e njohur televiziv  “O sa mirë”. Kadriu që unë e njoh – është një njeri jashtëzakonisht i përkushtuar ndaj vendit të tij. Ai është një bashkëshort dhe një baba i mrekullueshëm.

violeta-veselii

Kadriu është një njeri që kujdeset për miqtë e tij dhe u ndodhet pranë kurdo që ata kanë nevojë”, ka thënë gjatë fjalimit të saj në Konventë Violeta Veseli.

Ajo ka folur edhe për rrugëtimin jetësor me liderin e PDK-së, përcjell gazetametro.net

“Në rrugëtimin tonë, kam takuar shumë miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë të tij.

Kam dëgjuar rrëfime që më bëjnë tejet krenare për të, e të cilat do të doja t’i ndaja me të gjithë ju”, tha zonja Veseli. /gazetametro.net

violeta-veseli

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë