Loading…

Nga Ferizaj niset kontigjenti i parë drejt Shqipërisë me veshmbathje dhe ushqim

  • 26/11/2019 | 23:05

Nga Ferizaj niset kontigjenti i parë drejt Shqipërisë me veshmbathje dhe ushqim

Kontigjenti i parë me ushqime dhe veshmbathje të grumbulluara nga tifozët Ferizajas “Ujqit” niset sonte për në Shqipëri, shkruan Gazeta Metro

Qindra qytetarë Ferizajas iu kanë përgjigjur ftesës së tifozëve “Ujqit” nga Ferizaj duke sjellur veshmbathje dhe gjëra ushqimore për tu dal në ndihmë vendeve të prekura nga termeti në Shqipëri, iniciativë kjo e mbështetur edhe nga Komuna e Ferizajt, dhe tani qindra pako ndihmash po ngarkohen në kamionin i cili do të niset drejt Shqipërisë.

“Nisma e ndërmarrë nga tifozeria “Ujqit” dhe e mbështetur nga Komuna e Ferizajt, për grumbullimin e artikujve ushqimor e veshmbathjeve ndihmë qytetarëve të Shqipërisë të goditur nga tërmeti i ditës së sotme, për pak orë qëndrimi në shesh, arriti të grumbulloj qindra pako me ushqime, veshmbathje e materiale të nevojshme për t’i dërguar tek banorët në nevojë në Shqipëri.

Për pak minuta, niset kontigjenti i parë i kësaj ndihme që do të vazhdoj edhe ditëve në vijim. Veshmbathjet, ushqimet e materialet e tjera të nevojshme për përballimin e kësaj situate do të nisen menjëherë nën mbikqyrjen e përcjelljen e zyrtarëve komunale drejt zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Ferizajasit edhe kësaj radhe dëshmuan solidaritetin e madh që kanë, shpirtin bujar e bashkëndjenjën me bashkëatdhetarët në Republikën e Shqipërisë. Aksioni do të vazhdoj edhe ditëve të ardhshme ku është shfaqur interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve për të ndihmuar në këtë nismë.” është komunikata e publikuar në faqen e komunës së Ferizajt/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë