Loading…

Nga frika e një “eksodi” tjetër i të rinjve, Veseli jep afat për liberalizimin e vizave

  • 10/05/2018 | 13:03

Nga frika e një “eksodi” tjetër i të rinjve, Veseli jep afat për liberalizimin e vizave

Më herët, zyrtari i Parlamentit Evropian, Reiner Ëieland, u bëri thirrje politikanëve në Kosovë që të mos japin data për liberalizimin e vizave. Megjithatë, si duket kjo ka hasur në vesh të shurdhër.


Kryeparlamentari Kadri Veseli përsëri ka folur për çështjen e liberalizimit dhe ka folur për kohën kur, sipas tij, qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm.

“Ajo që i duhet më së shumti Kosovës është që rinia si ju të qëndroj dhe të jetojë në Kosovë dhe jo të mendoj që ta gjejë mënyrën e jetesës jashtë vendit. Kjo fuqi e cila është aktualisht e resurseve tona humane duke arritur ta mbrojmë e ta ruajmë këtu në Kosovë ne mund ta zhvillojmë pikërisht në temën për të cilën jemi duke folur iniciativa e tregut të lirë, e cila nuk ka alternativë tjetër. Kjo për arsye se Kosova si shtet demokratik, si shtet liberal ka vetëm iniciativën private si shtysën më të madhe të lirisë dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha Veseli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë