Loading…

Nga i pastrehë kthehet në milioner duke ndërtuar ‘plazhe’ në banesa

  • 13/07/2019 | 21:21

Nga i pastrehë kthehet në milioner duke ndërtuar ‘plazhe’ në banesa

Mbeti pa shtëpi për 8 muaj, por disa vite më vonë u bë milionerë. Kjo falë ‘plazheve’ që po i ndërton në banesa, transmeton Gazeta Metro.


Në moshën 15 vjeçare, Eric White do të mbeste në rrugë për të paktën 8 muaj duke u konsideruar i pastrehë. Ai ndërpreu shkollën dhe madje kishte vështirësi të germëzonte emrin e tij.

“Atij i duhej një mrekulli për të filluar punë”, shkruan Usa Today.

Pas disa përpjekjesh, Eric arriti të punësohej në një kompani ndërtimi, pagesa në të cilën i dha mundësi që të paguante faturat e shtëpisë. Shumë pak kohë do të kalonin deri kur t’i caktohej të menaxhonte grupin e tij të punës.

Me kalimin e viteve, rritjen e pagës dhe ambicien që nuk i mungonte, Eric mendoi të kalonte në një tjetër etapë, të krijonte kompaninë e tij. Idenë e kishte të qartë, të ndërtonte ‘plazhe’ në shtëpitë e njerëzve.

Në moshën 33 vjeçare, kompania e tij është shumë e suksesshme në ndërtimin e pishinave në banesat private. Rreth 20 mijë dollarë është kosto e një pishine e ideuar si një plazh i vogël, tregon Eric White.

Fotot e ‘plazheve’ që ndërtohen nga Eric janë kthyer në ‘virale’ edhe në rrjetet sociale, ndërkohë që kompania e tij vijon të fitojë miliona./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë