Loading…

Nga kamerat kurth, fotografohet dhia e egër në Malet e Sharrit

  • 10/04/2020 | 18:33

Nga kamerat kurth, fotografohet dhia e egër në Malet e Sharrit

Në malet e fshatit Greikoc të Suharekës, të cilat janë të lidhura me Malet e Sharrit, nga kamerat kurth është kapur një dhi e egër, derisa edhe shihet duke parë në drejtim të tyre, shkruan Gazeta Metro.


Anëtarët e grupit ‘Wild Zone Greikoc’, kanë vendosur kurthe të kamerave në bjeshkët e Greikocit, të cilat shkrepin imazhe të kafshëve dhe shtazëve të rralla që gjenden në Kosovë.

Së fundi nga këto kamera është kapur një dhi e egër e cila është kafshë në zhdukje.

Dhia e egër është një kafshë e egër që shtrihet në Europë, në Azi dhe në Lindjen e Mesme. Gjuetia e saj është e ndaluar sepse listohet si e cenuar në Listën e Kuqe që nga viti 1996.

Dhia shtëpiake mendohet se e ka preardhjen nga dhia e egër.

Në Kosovë kjo dhi gjendet në Malet e Sharrit si dhe në Bjeshkët e Nemuna, pasi që jetesën e bën në lartësi mbi detare më të lartë dhe ushqimin e ka më të lehtë për ta siguruar.

Dhia e egër del për kullotë herët në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërsa gjatë ditës pushon në vende shkëmbore apo shpella me dukshmëri të mirë drejt mjedisit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë