Që nga dita e hënë do të largohet tërësisht kufizimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, vendim ky që është marrë nga ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton Gazeta Metro.
Jo është bërë e ditur në konferencën e sotme të mbajtur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku prezantoi vendimet e reja kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.
Zemaj bëri të ditur se nga e hëna do të largohet tërësisht kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe se qytetarët do të kenë të drejtë të dalin 24 orë, por me kujdes të shtuar.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga e hëna të gjithë qytetarët që vijnë nga Shqipëria nuk kanë nevojë të hyjnë në vetizolim. /gazetametro.net